Një Rast i Panjohur: Romët në Shqipëri

15 June 1997

Një Rast i Panjohur: Romët në Shqipëri

Shqipëria ka dalë nga një sistem represiv dhe akoma nuk ka instaluar institucionët dhe praktikat demokratike, sundimin e ligjit ose respektin për të drejtat e njeriut. Në fakt situata e të drejtave të njeriut është keqësuar ndjeshëm qëkur Sali Berisha erdhi në pushtet më 1992. Të gjthë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga etniciteti, kanë qenë subjekt i dhunimit të të drejtave të njeriut, të të njejtit lloj me ato që përshkruhen në këtë raport për romët. Korrupsioni, përjashtimet, abuzimi policor dhe manipulimet e jashtëligjshme politike janë një problem i zakonshëm. Është e rëndësishme të kihet parasysh gjata leximit të këtij raporti, se në një shoqëri me nje demokraci te konsoliduar si Shqipëria, të gjithë qytetarët vuajnë nga dhunimi i të drejtave të njeriut. Megjithatë, minoritetet janë veçanërisht të prekura nga abuzimet.

Ky raport eksploron aspekte të ndryshme të situatës së të drejtave të njeriut të romëve shqiptarë. Para së gjithash, romët trajtohen me prioritet nga policët, të cilët i arrestojnë ata arbitrarisht dhe ju marrin para nëpërmjet gjobave të mëdha, shpesh duke abuzuar fizikisht me romët dhe jevgjit gjatë kohës që ata janë të ndaluar. Abuzimet  ekstreme kanë shkaktuar vdekje në dy raste te shqyrtuara nga ERRC. Së dyti, qytetarët shqiptarë jo romë shfrytëzojnë  dobësinë e romëve shqiptare duke i përzënë ata nga shtëpitë e tyre, rrëmbyer femra të reja romë per prostitucion, ose thjesht duke i sulmuar ata në rruge për para. Së treti, romët - në fund të shoqërisë shqiptare - nuk janë në gjendje të mbrojnë vetveten nga diskriminimet e autoriteteve vendase dhe ambasadave të huaja ku ata kërkojnë viza. Për më tepër, ERRC dokumentoi raste të mohimit të të drejtave politike të romëve, veçanërisht në Shqipërinë e Jugut, ku romët janë vënë nën presion për të mos u bashkuar me partinë politike të minoritetit grek. Qendra  Europianë e të Drejtave të Romëve (ERRC) e mbyll raportin e  saj mbi romët e Shqipërisë me një seri rekomandimesh që synojnë të përmirësojnë situatën e të drejtave ligjore të romëve ne Shqipërisë.

Një Rast i Panjohur: Romët në Shqipëri

donate now

Challenge discrimination, promote equality

be informed

Receive our public announcements Receive our Roma Rights Journal

news portal

The latest Roma Rights news and content online

join us

Become a part of the ERRC's activist network in Europe